Faza “akute” e pandemisë së coronavirusit do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, kështu të paktën parashikon në bllogun e tij themeluesi i kompanisë amerikane Microsoft, Bill Gates, i cili e quajti variantin e ri të coronavirusit Omicron “brengosës”.
“Ndoshta nuk është mençur që po i parashikoj gjërat, por mendoj që faza akute e pandemisë do të përfundojë në një moment gjatë vitit të ardhshëm”, ka shkruar miliarderi amerikan në blogun e tij.
Kompanitë farmaceutike edhe në të kaluarën kanë pasur probleme të mëdha për të shitur vaksinat e tyre për grip, pasi që kanë pasur shkallën e ulët të efikasitetit, krahasuar me vaksinat e tjera – dhe pikërisht për këtë shkencëtarët duhet të parashikojnë se cili variant i virusit do të jetë më i përhapur në një periudhë të caktuar kohore.
Megjithatë, Gates ka një qëndrim të fuqishëm kur është fjala për terapitë, dhe pretendon se gjiganti farmaceutik Merck së fundmi ka marrë miratimin nga FDA që ilaçi i saj kundër virusit molnupiravir, që t’u rekomandohet personave me rrezik të lartë nga coronavirusi.
Ky ilaç “dukshëm zvogëlon gjasat për hospitalizim apo vdekje nga COVID-19”, ka shkruar Gates.
Ai pranoi se pavarësisht prodhimi masiv të vaksinave kundër coronavirusit në mbarë botën, shumë njerëz po vdesin nga COVID-19 edhe këtë vit, madje më shumë sesa një vit më herët, duke pranuar se përmirësimi i situatës këtë vit “nuk ka qenë” ai që Gates kishte pritur.
Ndryshe pasuria e Gates gjatë kohës së pandemisë është rritur në 137 miliardë dollarë (njeriu i katërt më i pasur në botë). Ai e ka cilësuar shfaqjen e Omicronit si “brengosës”, por thekson se “bota është e përgatitur më mirë për luftën kundër ndonjë varianti potencial”.
/Priza.al/