Kur do të rikthehet në ekran? Rrëfehet Dojna Mema

Moderatorja e njohur, Dojna Mema po shijon periudhën e shtatzënisë. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur për jetën e saj si dhe planet e së ardhmes.

Jo vetëm kaq por ajo ka rrëfyer se si kanë qenë këto 9 muaj.

“Muajt e parë, të lodhshëm duke qenë se unë isha në kulmin e punës si autore dhe moderatore e “Fan Club”. Mbaj mend muajin e tretë që ishte edhe më intensivi i ngjarjeve brenda në “Big Brother Vip”, ndërkohë mundohesha të mos më zinte gjumi kudo, ndonjëherë edhe ulur. Kështu tre muajt e parë djali ka dëgjuar vetëm biseda televizioni. Në tremestrin e dytë kam udhëtuar shumë dhe rrjedhimisht ka dëgjuar gjuhë nga më të ndryshmet. Unë e kam jetuar në maksimum atë periudhë dhe ka qenë padyshim më e bukura gjatë kësaj shtatzënie. Sa i përket tremujorit të fundit, babi kompozoi një këngë të re, ndaj ka dëgjuar muzikë të mirë. Unë jam tani në atë periudhë kur po numëroj edhe minutat. Ai e di kur dëshiron të vijë, uroj mos të vonojë shumë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo ka treguar se kur do të kthehet në ekran.

Kjo është shtatzënia ime e parë dhe as vetë nuk e di se çfarë do të ndiej pasi ai të ketë ardhur. Është një rrugëtim sa i bukur, aq edhe rraskapitës. Megjithatë as nuk e mendoj tërheqjen nga ekrani, për sa kohë puna më jep energji dhe më bën të lumtur. Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihem gati, rikthehem në ekran në janar. Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia. Jam e bindur që as im bir s’do të donte të kishte një mami e cila heq dorë nga një pjesë e jetës së saj për të cilën ka punuar që 19 vjeçe. Fatmirësisht punoj në një ekran ku gratë tregojnë çdo ditë se sa të forta janë dhe se mëmësia s’ka qenë kurrë një problem. Përkundrazi, ka plot shembuj nënash fantastike që frymëzojnë në “Top”.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *