Është zbardhur dëshmia e shtetasit Mark Nika, i cili është i afërm i Vincens Pirolit, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në Shkodër.
Mark Nika, personi që ka shoqëruar Vincens Pirolin për në spital, është ndaluar nga policia e Shkodrës që mbrëmë, por është mbajtur i fshehtë ndalimi i tij për të mos prishur hetimet. Kjo për shkak se edhe deklarimet e tij kanë qenë kontradiktore dhe jo të besueshme.
Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, ka deklaruar Mark Nika.
/Priza.al/