Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super mini album si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.
“Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam me këtë projekt të ri të Elvanës. E në fakt, kush nuk e pëlqeu? Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë sërish në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.
Ajo është fiksuar aq shumë me këtë këngë dhe ka publikuar para disa orësh një video në makinë me mikeshat e saj duke shijuar këngën e Elvanës. Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë. “Shqipja jote tingëllon shkëlqyeshëm. Kur po këndon shqip më kënaq”, ka shkruar Elvana krahas videove ku Inna këndon së bashku me shoqet e saj këngën e suksesshme.
View this post on Instagram
/Priza.al/