Talibanët kanë sot në zotërim një super-ushtri me armatime nga më modernet që do ta kishin zili edhe shumë shtete anëtare të NATO-s.
E gjithë kjo prej tërheqjes së pa menduar dhe të dështuar të SHBA-ve që e kishin super furnizuar me armatime ushtrinë afgane në 20 vite.
Talibanët kanë aktualisht një forcë ajrore me vlerë të dhjetëra miliona dollarëve, përfshirë avionë sulmues dhe helikopterë amerikanë.
Tani ata kanë më shumë mjete fluturuese se 10 shtete anëtare të NATO-s.
Gjatë muajve të fundit, militantët kanë marrë nën kontroll dhjetëra baza të rëndësishme ajrore nga Bagrami në Mazar-i-Sharif dhe së fundi fluturuan me një helikopter 6-milionësh të tipit Black Hawk.
Raportohet se udhëheqësit e talibanëve i kanë urdhëruar trupat që të kërkojnë pilotë të forcave të shpërbëra ajrore të Afganistanit, të cilët kanë marrë trajnime të shtrenjta nga ShBA-ja dhe aleatët.
Të martën, talibanët e morën kontrollin edhe në aeroportin e Kabulit dhe u panë në avionin transportues, Hercules, që kushton 14 milionë dollarë, shkruan “Daily Mail”.
Numri i helikopterëve e aeroplanëve të talibanëve në krahasim me vendet e NATO-s
Forcat ajrore afgane kishin 167 helikopterë e aeroplanë, ndërsa 46 prej tyre janë dërguar në Uzbekistan për të mos rënë në duart e talibanëve. Forcat amerikane i kanë bërë të papërdorshëm 73 helikopterë e avionë të tjerë.
Kjo nënkupton që 48 helikopterë e aeroplanë janë marrë nga talibanët, duke bërë që grupi të ketë më shumë mjete fluturuese ushtarake se 10 shtete të NATO-s.
Këto shtete janë: Shqipëria, Bosnja, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Sllovenia.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/