“Kur krimi shkon shumë lart, nuk hetohet”, Andi Bushati: Nëse dorëzojmë provën, zbulohet burimi!

Drejtuesi i ‘Lapsi.al’, Andi Bushati i cili përfundoi në SPAK pas skandalit me të dhënat personale, tha për mediat se nuk ka besim se do e gjejnë të vërtetën e ngjarjes. Sipas tij, krimi ngelet pa fajtor. Pasi u paraqit në SPAK pas nisjes së hetimeve për publikimin e skandalit me të dhënat personale të qytetarëve, Bushati faktoi se ato janë të dhëna që po përdoren për fushatë. Ai foli për fakte të rënda, ku sqaron se të dhënat janë dekonspiruar vetëm nga E-Albania.

“Nuk po hetohet një krim zgjedhor. Padyshim që janë të dhëna që po përdoren për fushatë, karta ID, ndarja në grupime, atëherë tregohet qartë që janë për zgjedhjet e 25 prillit. Përse vendosët ti publikuat tani? Më gjeni një gazetar tjetër që nuk do të vepronte kështu, e kemi zotëruar materialin një javë para publikimit. S’kam besim se SPAK do e gjejë të vërtetën e ngjarjes. Sepse krimi shkon shumë lart, në Shqipëri jemi mësuar që krimi ngelet pa fajtor.

S’besoj se ka deri më tani, pashë një shkrim të mirë të Flamur Vezajt, ka dorëzuar të dhënat e tij për pasaportë vetëm te E-Albania. Të dhënat janë dekonspiruar vetëm nga E-Albania. Ia thashë dhe prokurorëve të hetojnë. Erdhën dy ditë më parë më duket te ‘Lapsi’. S’pranuam të dorëzojmë provën, sepse kjo ishte kontrata jonë me burimin tonë. Nëse dorëzojmë provën, zbulohet burimi. E vetmja gjë që ka marrë Prokuroria është një urdhër për mos shkatërrim hetimor. Po, privatisht ia thashë edhe prokurores, neni 122 nuk është në kompetencën e SPAK, madje në dijeninë time nuk bëhet as nëse dikush nuk ankohet. Nga SPAK për ne që se njohim ligjin në themel do të duhet të hetohej nëse do të qe çështje e krimit zgjedhor”, tha ai ndër të tjera.

Pyetje: A besoni tek SPAK?

Andi Bushati: Jo.

Pyetje: Po kolegu juaj, Armand Shkullaku?

Andi Bushati: Është ende brenda, po pyetet. Ne si gazetarë, të gjithë bashkë, e kemi bërë detyrën tonë, të gjithë bashkë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *