Kur krizat e rikthejnë bujkun në “skllavin” e mjeteve  primitive

Shkroi: Marina Kërçeli

Teksa me kalimin e kohës të gjitha këto sisteme janë përmbysur apo përzierë me njëri tjetrin duke u munduar kështu të vijnë si një formë e re, edhe pse mbase shpesh herë me përmbajtje të njëjtë, ne vazhdojmë të përballemi me një sfidë të madhe në fushën ekonomike.

Ende nuk kemi një model që jo vetëm t’i rezistojë kohës, por në të njëjtën mënyrë të na mbajë larg krizave ekonomike.

Prej më shumë se 10 vite familjet e vogla kryesisht ” bujqit” hoqën dorë nga të qenit skllav i veglave primitive, të përshtatura për mbijetesë. Plugimi i tokë mbart në rrënjët e saj fuqinë punëtore dhe frytin e kulturës të një historie qysh në antikitet.

Por pikërisht në momentin kur fshatarët hoqën dorë nga mjetet e tyre, dhe i besuan teknologjisë për një fryt dhënie më të lartë në rezervat e tyre, kriza i dha në dorë pasqyrën se skllav nuk lind, por brumosësh nga keqmenaxhimi i krizave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *