Kur miqësia kthehet në dashuri! Si nisi lidhja e Rita Orës me Taika Waititi

Këngëtarja shqiptare Rita Ora po shijon romancën e saj disa-vjeçare me regjisorin Taika Waititi, të cilit i ka thënë “Përgjithmonë PO”.

Ata janë tashmë burrë e grua, mirëpo marrëdhënia e tyre nuk nisi menjëherë me shkëndija dashurie. Rita dhe Taika u njohën disa vite më parë dhe qëndruan shokë, deri në momentin që diçka ndryshe lindi mes tyre dhe i bëri të jenë bashkë sot.

Këngëtarja rrëfen si miqësia e tyre u shndërrua në lidhje:

“Ne thjesht ramë në këtë ritëm të jashtëzakonshëm dhe nuk pati asnjë përpjekje, dhe u ndjeva vërtet me fat sepse ishim miq shumë kohë përpara se të vendosnim të prishnim gjithçka për të shkuar në nivelin tjetër”.

Para se gjërat të bëheshin romantike, ata qëndruan si dy miq të mirë për tre vjet e gjysmë.

Në gusht të vitit 2022 se Ora dhe Waititi, ishin martuar në një ceremoni private në Londër. Më herët, u përfol se ylli i pop-it kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi, por ajo la të kuptohej se nuk ka në plan të heqë dorë nga emri i saj i vajzërisë, për të cilin tha se ka punuar “shumë fort”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *