Kur ndërtohej 15 katëshi 55 metra i lartë, kulla më e lartë në Shqipëri që e mbajti këtë rekord për 40 vjet

‘OLD, BUT GOLD’ nga ROLAND QAFOKU

Fjala e ditës në Shqipëri është ndërtimi në Tiranë i kullës 65  kate “The mount of Tirana”, prej tyre 58 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, prapa pallatit të Kulturës. Me 185 metra lartësi, ajo do jetë godina më e lartë në Tiranë dhe në të gjithë vendin dhe mendohet edhe në Ballkan. Me ndërtimin e saj Shqipëria futet pothuajse në një garë të ethshme për ndërtesën më të lartë pas ndërtimeve të disa kullave të tjera, por edhe që janë ideuar të ndërtohen në të ardhmen. Deri tani renditja e kullave më të larta në Tiranë është: “Down town one”, e lartë 144 metra dhe 37 kate; “Intercontinental”, e lartë 133 metra dhe 33 kate; “Alban Tower”, e lartë 110 metra me 25 kate, “Arena Center” me 100 metra dhe 24 kate dhe “Maritim Hotel Plaza” 90 metra dhe 24 kate. Por që të arrihej në këtë garë saqë çdo vit mund të thyhet një rekord i ri, Tirana dhe Shqipëria ka një histori vetëm me një kullë. Zyrtarisht quhej Hotel Tirana Internacional, por për për nga lartësia e madhe për kohën, në popull njihej dhe ende njihet edhe sot si 15 katëshi. E inaguruar në vitin
1979 ajo është e lartë 40 metra dhe për më shumë se 40 vjet ajo e mbajti e vetme rekordin si ndërtesa më e lartë në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë.

NDËRTIMI I NJË PËRBINDËSHI QË SOT DUKET LILIPUT

Pavarësisht ndërtimeve të shumta që u bënë në Tiranë në vitet ‘50- ‘60- ‘70-të ato kryesisht ishin të stilit komunist lindor me pallate pesë katëshe dhe tek-tuk ndonjë 6 apo shtatë katësh që binte në sy dhe vlerësohej si të ishte gradaciel. Nëse një pallat banimi ishte i lartë 6 kate, ai automatikisht emërohej jo sipas numrave dhe vendit por 6 katësh për ta dalluar si më i larti. Për ironi godina më e lartë në Tiranë ishte kulla e sahatit, 40 metra e lartë e cila e mbajti këtë rekord për 139 vjet. Ajo ishte ndërtuar në vitin 1840, por rekordi iu thye me 15 katëshin në vitin 1979. Në fillim të viteve ‘60-të, në Tiranë u hodh idea e ndërtimit të një hoteli me shumë kate, që nuk ishte parë më parë, me idenë për të konkuruar shtete të tjera të kampit komunist që kishin jo pak godina të larta. Ishte koha kur marrëdhëniet shqiptaro-kineze ishin në kulmin e tyre dhe sipas të dhënave idenë dhe besimin për këtë vepër e dhanë specialistët kinezë. Ka qenë problem zgjedhja e vendit të ndërtimit. Pas shumë diskutimesh u vendos që të ndërtohej në pjesën veriore të sheshit “Skënderbej” duke prishur kishën ortodokse, një nga krimet më të mëdha urbanistike dhe
shpirtërore të asaj kohe. Por ndërsa puna nisi, ndërprerja e marrëdhënieve me Kinën bëri që edhe idea dhe ndërtimi kinezçe i kësaj ndërtese të lihej në mes. Këtu kanë meritë që vijimin kësaj ideje e bënë arkitektët dhe inxhinierët shqiptarë. Në atë kohë vepra të stilit të ri dhe të mëdha bëheshin me grupe pune. Kështu, hotel Tirana nuk ka vetëm një apo dy autorë, por një grup autorësh. Pa ndonjë eksperiencë dhe me mjete që nuk i përshtateshin kohës, ata duhet të quhen heronj. Pak e dinë që autorja kryesore e projektit të kësaj vepre ka qenë një grua. Ajo ishte arkitekte Valentina Pistoli, e para grua arkitekte në Shqipëri, e cila ishte edhe drejtuese e grupit të posaçëm të punës. Dhe bashkë me të edhe arkitektët K. Çomi, M. Pepa. Konstruktor ka qenë inxhinier Ferit Stërmasi, zbatues inxhinierët Fjodor Proko dhe Dhimitër Dervishi si dhe topograf Petrit Jarani.

KULLA QË IDENTIFIKOI TIRANËN

Pak e dinë sot që ndërtimi i 15 katëshit të famshëm mori 10 vjet kohë. Ndërsa sot një godinë e tillë mund të ndërtohet në më pak se dy vjet. Ndërtimi i kësaj kulle nisi në vitin 1969 dhe u inagurua në vitin 1979. Ishte një sfidë më vete sepse së pari ajo godinë do të kthehej në një simbolikë e re e Tiranës. Çdo pamje panoramike e qendrës së Tiranës nuk kishte më kuptim pa patur në sfond 15 katëshin e ri. Së dyti, godina do shërbente si hotel në të cilin do bujtnin turistë të huaj dhe kjo godinë do ishte imazhi i parë për Shqipërinë dhe së treti kjo godinë do shërbente edhe si një vend propagande për regjimin komunist. Ndërtimi u krye me teknologji të prapambetur ky spikaste vinçi që ishte më i larti që ishte përdorur ndonjëherë. Si model u morën disa hotele në Shangai që kishin ideuar më parë arkitektët kinezë por më pas u ndërthurën me elementë të disa hoteleve në ish-Jugosllavi. Për këtë arkitektët kryen edhe një tur për të parë nga afër disa hotele në disa republika si në Slloveni dhe Malin e Zi. Ndërkohë, dhomat e hotelit ishin të vogla, hapësirat po ashtu dhe mungonin sallat e posaçme për aktivitete të ndryshme. Megjithatë grupi i punës ia doli ta ndërtojë një vepër normale për kohën.

15 KATËSHI, KRYEQENDRA E PROPAGANDËS KOMUNISTE

Kur përfundoi, godina u quajt nga njerëzit mali i parë dhe i vetëm në mes të Tiranës që
konkuronte Dajtin. Historitë me humor për 15 katëshin nuk kanë fund. Veçohet njëra që kur erdhi një malësor dhe ngriti kokën për të parë edhe katin e 15-të, ishte aq lart saqë i ra qeleshja dhe kjo cilësohej në atë kohë si e jashtëzakonshme. 15 katëshi u kthye menjëherë në një vendin kryesor të referimit të banorëve të Tiranës por edhe të atyre që vinin nga rrethet e tjerë.
Megjithatë ajo më kryesorja ishte që kjo godinë dhe ky hotel u kthye në qendër të propagandës së regjimti komunist. Nuk kishte asnjë akitvitet politik të asaj kohe që të mos përfshihej 15 katëshi. Ende i papërfunduar në tarracën e tij u vendos parrulla gjigande “Rroftë Kongresi i 7-të i PPSH” dhe fasada kryesore u mbulua me një poster gjigand në të cilin shkruhej “35 vjet PPSH”. Ndërkohë diktatori Enver Hoxha u fiksua në një fotografi emblemë e atij regjimi duke ecur përpara Pallatit të Kulturës dhe në sfond ishte hotel Tirana. Kjo foto u bë kopertinë për disa revista dhe kartolinë për atë kohë. Por propaganda vijoi edhe më tej me aktivitetete të tjera. E njëjta gjë ngjau edhe me parrulla për Kongresin e 8-të, por edhe atë të 9-të pasi kishte vdekur Hoxha. Kulmi i propagandës ishte kur në tarracën e katit të dytë në vitin 1988 u vendos fotografia e Ramiz Alisë, pasardhësit të Hoxhës. Në atë vend nuk ishte vendosur as fotoja e Hoxhës.

KATI I FUNDIT, KATI I SIGURIMIT TË SHTETIT

Por fakti që turistët e kishin të preferuar këtë hotel ai u bë edhe nëj qendër e spiunazhit. Kështu Hotel Tirana ia mori stafetën Hotel Dajtit. Kati i fundit i 15 katëisht u shndërrua në një degë e Sigurimit të Shtetit nga ku kryheshin veprime agjenturore, përgjime dhe deri marrja në pyetje të personazheve që ata i kishin në survejim. Janë me dhjetra dhe qindra personat që janë thirrur aty për tu pyetur nga oficerët e Sigurimit. Pikërisht aty në katin e 15-të kanë ndodhur edhe ngjarje të rënda. Veçohet ajo në vitin 1989 kur një djalë 25-vjeçar teksa merrej në pyetje nga oficerët e Sigurimit u hodh nga dritarja e katit të 15-të dhe vdiq në vend.

1. Gjatë ndërtimit të hotel Tirana, ose njohur ndryshe 15 katëshi. Dallohet që deri në këtëmoment janë ndërtuar 10 kate dhe këtë regjimi i kohës këtë e qunte triumf. Pikërisht për këtë arsye në katin e dytë është vendosur parrulla “Lart frymën revolucionare”.
1. Gjatë ndërtimit të hotel Tirana, ose njohur ndryshe 15 katëshi. Dallohet që deri në këtë moment janë ndërtuar 10 kate dhe këtë regjimi i kohës këtë e qunte triumf. Pikërisht për këtë arsye në katin e dytë është vendosur parrulla “Lart frymën revolucionare”.
2. Përfundimi i karabinasë së hotelit dhe në krah vinçi. Dallohet qartë se pjesa kryesore egodinës ka përfunduar.
2. Përfundimi i karabinasë së hotelit dhe në krah vinçi. Dallohet qartë se pjesa kryesore e godinës ka përfunduar.
3. Pa mbaruar ende mirë, populli vërshoi të bënte një foto duke patur në sfond 15 katëshin.Një banor i Tiranës duke pozuar në lulishten pas monumentit të Skënderbeut dhe në sfond është hotel Tirana ende e pambaruar.
3. Pa mbaruar ende mirë, populli vërshoi të bënte një foto duke patur në sfond 15 katëshin. Një banor i Tiranës duke pozuar në lulishten pas monumentit të Skënderbeut dhe në sfond është hotel Tirana ende e pambaruar.
4. Sfondin e 15 katëshit nuk e kishin pronësi vetëm banorët e Tiranës. Në këtë fotografiështë një grup artistik nga veriu që ka pozuar me sfond 15 katëshin ende të pambaruar.
4. Sfondin e 15 katëshit nuk e kishin pronësi vetëm banorët e Tiranës. Në këtë fotografi është një grup artistik nga veriu që ka pozuar me sfond 15 katëshin ende të pambaruar.
5. Kisha ortodoske që u shkatërrua për të ndërtuar në atë vend Hotel Tiranën.
5. Kisha ortodoske që u shkatërrua për të ndërtuar në atë vend Hotel Tiranën.
6. Diktatori Enver Hoxha zgjedh një fotografi me sfond 15 katëshin e sapo përfunduar teksa nisnin punimet e Kongresit të 7-të të PPSH.
6. Diktatori Enver Hoxha zgjedh një fotografi me sfond 15 katëshin e sapo përfunduar teksa nisnin punimet e Kongresit të 7-të të PPSH.
7. 8 nëntor 1976. 15 katëshi më shumë ngjan si një vend propagande se sa një hotel. Ai kapërfunduar si godinë por ende nuk është hapur për të funksionuar. Mobilimi dhe instalimi i pajisjeve mori shumë kohë.
7. 8 nëntor 1976. 15 katëshi më shumë ngjan si një vend propagande se sa një hotel. Ai ka përfunduar si godinë por ende nuk është hapur për të funksionuar. Mobilimi dhe instalimi i pajisjeve mori shumë kohë.
8. Hotel Tirana i sapo inaguruar, fotografuar nga një kënd tjetër.
8. Hotel Tirana i sapo inaguruar, fotografuar nga një kënd tjetër.
9. Hotel Tirana në vitin 1987. Dallohet qartë në tarracë parrulla “Rroftë Kongresi i 8-të iPPSH.
9. Hotel Tirana në vitin 1987. Dallohet qartë në tarracë parrulla “Rroftë Kongresi i 8-të i PPSH.
10. Kulmi i propagandës të përdorur në fasadën e hotel Tirana është kjo fotografi. Në tëparaqitet portreti i Ramiz Alisë në tarracën e katit të dytë.
10. Kulmi i propagandës të përdorur në fasadën e hotel Tirana është kjo fotografi. Në të paraqitet portreti i Ramiz Alisë në tarracën e katit të dytë.

 

 

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *