Pasditen e djeshme në Telebingo në emisionin “E diela Shqiptare”, ka ndodhur vërtetë një ngjarje e pazakontë dhe shumë e trishtë. Ardit Gjebrea telefonoi një prej fituesve të Bingos, papritur në telefon u dëgjua një grua e cila nuk përkonte me personin që kishte të shkruajtur emrin në biletë.
Më pas Arditi pyet se ku ndodhet zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë. Ajo i tha se zotëria në fjalë kishte ndërruar jetë në mëngjes, përgjigje që stepi Arditin, gjithë stafin dhe publikun në skenë.
‘I zoti i biletës na la, vdiq sot në mëngjes’, tha gruaja duke qarë, gjë që bëri që të prekeshin edhe të pranishmit në studio.
/Priza.al/