Edhe kjo seancë ka nisur me një debat mes Kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha. Pas deklaratës së Ramës se në kohën kur qeveriste PD në qytetet e vendit mbahej hunda me dorë nga era e keqe, Lulzim Basha iu përgjigj ashpër me akuza.
“Nëse ka diçka që duhet të mbash duart në hundë është era e keqë që ka kapur këtë sallë, e këtij regjimi. Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle”, tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi gjatë seancës së sotme parlamentare me kryeministrin Rama në lishje me procesin e Rindërtimit. Ishte deklarata e kryeministrit se ndërtimi i shtëpive të qytetarëve të prekur nga tërmeti nuk u përfundua sipas parashikimeve paraprake, pasi ndikuan dhe vonesat e pandemisë.
Kryetari i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend duke thënë se gjatë pandemisë një nga bosët e drogës ka prenotuar në Tiranë një nga kullat më të larta në Shqipëri.
“Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni në rindërtim këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para për gënjeshtra për reklamë dhe propagandë disa fakte nuk shklyhen dot sepse janë aty kur njerëzit ngrihen në çadra apo banesat e të afërmeve ku jetojnë prej 2 vitesh apo banesat me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar. Nëse ka diçka për të mbajtur duar në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë, e regjimit të instaluar duke blerë vota duke shkrirë në 1 shtetin me partinë.
S’ka lidhje me demokracinë me shtetin e së drejtës me aspiratën për të udhëtuar drejt BE, por ka lidhje vetëm me babëzinë për pushtet para që u ka zënë sytë, kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle”.
Sa i përket tenderave, se shifrat nuk i di. Tenderat me procedura korrekte janë ato me BE. I urren sepse nuk e përcakton dot tarifën mbi 1 mln euro në zyrën tënde. Siç e dinë të gjithë, edhe tarifën ta dinë. Nuk e di e ke vendosur vetë, apo me Ëngjëllin. Mbi 1 mln euro i merr vetë, e di gjithë Tirana. Prandaj s’të pëlqejnë tenderat e huaj. Merri pak letrat kudo ku i ke futur. Ndoshta i ke akoma tek zyra e ish-zv.kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur. Ke përcaktuar edhe ryshfetin.”
/Priza.al/