Vendimi i Gjykatës e shpalli kryebashkiakun Veliaj të pafajshëm dhe i ngarkoi deputetes Duma (akuzueses), shpenzimet e gjyqit dhe dëmshpërblimin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka fituar sot përballjne legale ndaj një akuze për “shpifje” ngritur ndaj tij nga deputetja e PD-së, Grida Duma.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma, për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.
Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se, i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
Lekët e fituara nga gjyqi sot ndaj deputetes demokrate Grida Duma, Kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i dhurojë për kompjuterët e bibliotekat për shkollat, por kësaj here ato në Kavajë.
Sikurse e ka kthyer tashmë në traditë, lekët e siguruara nga çdo gjyq i fituar për shpifje ndaj kundërshtarëve politikë, Veliaj i çon për pasurimin e laboratoreve dhe bibliotekave të shkollave.
“Është lajm i mirë kur shtohen kompjuterët e bibliotekat për shkollat, kësaj here ato në Kavajë! Prej vitesh, PS dhuron mes Fondit të Edukimit kontributet nga gjyqet për shpifje”,- shkruan Veliaj.
Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.
/Priza.al/