Kur tiroidja të sëmur/ Efektet negative dhe shenjat që jep trupi

Miliona njerëz në botë kalojnë jetën me sëmundje kronike për të cilat nuk janë në dijeni. Simptomat e këtyre problemeve shëndetësore mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme.

Bëhet fjalë për plogështinë, lodhjen, mungesën e përqendrimit, ankthin dhe simptoma të tjera. Por këto simptoma nuk janë aspak normale, thonë studimet të cilave. Këto simptoma janë tipike të njerëzve të prekur nga hipotiroidizmi.

Cilat Janë Funksionet E Tiroides?
Tiroidja është një gjendër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Kur puna e tiroides ngadalësohet, në organizëm krijohet një efekt domino që prek stomakun, muskujt, trurin dhe zemrën. Të dhënat tregojnë se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga një çrregullim i caktuar i tiroides. Çrregullimet më të përhapura janë: hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, tumoret e të tjerë. Në 50% të rasteve, këto çrregullime janë të padiagnostikuara, për shkak të mungesës së vizitës te mjeku.

Shenjat Paralajmëruese Kur Tiroidja Ka Probleme
Përtharja Dhe Enjtja E Lëkurës
Sipas të dhënave, simptoma të tilla janë më të ashpra sidomos në muajt e dimrit. Ato shoqërohen me zverdhje të lëkurës, çarje të thembrave, kruarje të skalpit dhe ekzemë. Prishjet e ekuilibrave hormonale dhe problemet e hipotiroidizmit apo hipertiroidizmit manifestohen menjëherë në lëkurë. Këto simptoma janë më të përhapura tek gratë.

Mungesa E Energjisë
Lodhja dhe mungesa e energjisë është një nga shenjat më të qarta të problemeve me tiroiden. Përdorimi i duhanit, kafesë dhe sheqerit mund t’i përkeqësojë këto simptoma. Njerëzit mund të ankohen se e kanë kokën të rëndë, humorin e keq dhe ndihen të lodhur. Për të përmirësuar situatën, ata duhet të marrin mangan, vitamin B12, jod dhe zink.

Problemet Me Tretjen
Njerëzit e prekur nga problemet me tiroiden ankohen gjithmonë për problemet me tretjen. Këtu përfshihen konstipacioni dhe diarea. Konsipacioni vërehet tek njerëzit e prekur nga hipertiroidizmi, kur tiroidja prodhon shumë hormone ndërsa diarea tek rastet e hipotiroidizmit, kur prodhon pak hormone.

Luhatjet E Peshës
Ritmi i metabolizmit tek njerëzit e prekur nga hipotiroidizmi është tepër i ulët. Kur kjo ndodh, shtimi në peshë në rast hipotiroidizmi, është mëse i dukshëm. Nga ana tjetër, pacientët e prekur nga hipertiroidizmi vuajnë nga një rënie e pashëndetshme në peshë./AgroWeb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *