Naftëtarët e Ballshit kanë rinisur sërish protestat ditën e sotme. Pas 1 viti, naftëtarët kanë dalë sërish përballë uzinës, pasi kërkojnë që të rinisë puna. Ata shprehen se dhe pse është marrë paga e 12-të, ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria dhe as nga kryeministri Edi Rama për fatin e tyre.
“Ende nuk ka nje përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar nje vit. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohe të shkurtër. Paralel me rifilllimin e punes eshte edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK ne tetorin e vitit te kaluar, pranë krimit ekonomik dhe ne prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës të edhe pse është hedhur te edhe ideja e demontimit. Duhet të flasin edhe deputetet e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa me pare se veç rafinerise nuk ka asnjë mundësi tjetër.”, tha Dautaj.
/Priza.al/