Kura ‘magjike’ me majdanoz për të sapo vaksinuarit kundër Covid-19, largon metalet nga trupi

Stina e vjeshtës sjell edhe një larmishëri ushqimesh, të cilat mund të përdoren në gatimet tuaja. Nutricionistja Diola Dosti në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” krijoi shportën e saj të vjeshtës me perime dhe fruta të stinës, ku ndër to është edhe majdanozi, si një kurë magjike për personat që sapo janë vaksinuar kundër Covid-19. Sipas saj majdanozi largon metalet e rënda nga trupi:

 “Majdanozi sidomos për personat që tashmë janë vaksinuar është mirë që ta përdorin, duke qenë se vaksinat kanë prezencë të metaleve të rënda, një pjesë e tyre është miqtë që të përdoret majdanozi si një super ushqim që ndihmon në nxjerrjen jashtë të metaleve të rënda. Pra nëse vaksina ka pasur prezencë të mertil-mërkurit që përdoret kryesisht si konservues për të ruajtur atë virusin inaktiv brenda atëherë majdanozi është një zgjidhje e shkëlqyer. Një tufë në një litër e gjysëm ujë mjafton që të zihet pak minuta dhe të konsumohet gjatë gjithë ditës” u shpreh ajo.

Ndër ushqimet që nuk duhet të mungojnë dhe mund të përdoren edhe si receta specifike janë bamjet, mjalti, arrat dhe hudhra:

“Bamjet janë shumë të pasura me vitaminën B megjithatë mund të konsumohen në formën e zier por për ata që vuajnë nga diabeti është një zgjidhje shumë e mirë, mjaftojnë dy të tilla në një gotë ujë, të prera gjatë gjithë natës, të nesërmen në mëngjes ti konusmojmë. Hudhra dhe mjalti është një kompozim shumë i mirë që mund ta bëjnë të gjithë sidomos ata që kanë fëmijë delikatë që i sëmuren shpejt nga grykët, infeksionet e bajameve. Dy kokrra hudhre i marrim i presim në mes dhe të qëndrojnë 10 minuta përpara se ti përdorim, qoftë edhe nëse duam ti konsumojmë apo ti shtojmë në supra, sallatra, sepse duhet 10 minuta të aktivizohet substanca që gjendet në hudhër” thotë ajo.

Disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë stinës së vjeshtës përfshijnë edhe specat e kuq djegës duke pasur shumë antioksidantë si dhe kumbullat që nutricinistja sygjeron që të konsumohen në formën e tyre natyrale sesa të thara apo të ziera.

Nuk duhet të mungojnë në këtë periudhë vjeshte as frutat e thara sidomos tek fëmijët, për të cilat nutricinistja sygjeron arrat e vendit, fikun e thatë që jep shumë energji në një përzierje me mjaltin.  Ndërsa fëmijët me probleme me aneminë duhet të konsumojnë boronicën.

/Burimi: Report TV/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *