Kura natyrale/ Bashkoni këto tre preparate ushqimore… i thoni ‘lamtumirë’ dhimbjes së kokës

Të gjithëve ju kap herë pas here dhimbja e kohës dhe menjëherë shikoni për nga kutia ku janë ilaçet për aspirinë a paracetamol… Por ka mjaft kura të tjera dhe preparate ushqimore madje, që një dhimbje koke e davaritin në pak çaste, më mirë se sa një preparat farmaceutik.

Lodhja, stresi, luhatje të tensionit apo dhe një gjumë jo i rehatshëm, janë shkaqe nga më të ndryshmet për dhimbje koke. Nga kurat “bio” sugjerohet një kombinim i cili pihet kur keni dhimbje koke, për të lehtësuar dhe eliminuar krizat e forta e të padurueshme.

Ato mbështeten tek përbërësit natyralë, që nuk dëmtojnë fare organizmin nëse konsumohen. Gjithçka që ju duhet janë pak kanellë (mundësisht pluhur), qumësht dhe mjaltë.

Si ta përgatisni

Në një çajnik hedhim një gotë me qumësht dhe e vendosim në zjarr për t’u ngrohur. Aty shtojmë dy lugë çaji me kanellë pluhur. Qumështi me kanellë duhet lënë në zjarr që të arrij pikën e zierjes.

Kini kujdes, që të mos e lini qumështin të valojë shumë, pasi një zierje e fortë do t’i humbiste vlerat e nevojshme ushqyese. Qumështin me kanellë e kalojmë në një gotë qelqi dhe aty shtojmë një lugë çaji me mjaltë.

Duhet ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që kanella të mos kullojë në fund të gotës. Kështu kur ta pini shija e fortë e kanellës do të jetë e neutralizuar më së miri me qumështin dhe mjaltin.

Pasi të keni pirë qumështin me kanellë dhe mjaltë, është më e mira që të shtriheni për disa minuta dhe të prisni që pija të bëjë efekt.

Vlerat e kësaj kure

Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ju qetëson muskujt e kontraktuar nga dhimbja.

Ndërsa substancat që gjenden tek kanella arrijnë të neutralizojnë receptorët e dhimbjes dhe kështu krizat në formën e goditjeve fillojnë dhe zbehen.

Nëse nuk keni kanellë pluhur, ju këshillon të përdorni dhe shkopinjtë e kanellës. Mjafton që në vend të dy lugëve të kanellës pluhur, t’i zëvendësoni me një shkop kanelle, dhe më pas të ndiqni hapat si në recetë.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *