Helmimi nga ushqimi shkaktohet kryesisht nga mënyra jo higjienike e përpunimit dhe përgatitjes së një ushqimi të caktuar. Mungesa e higjienës shkakton shumimin e disa llojeve të rrezikshme të baktereve. Simptomat e helmimit nga ushqimi janë të ngjashme me atë të gripit siç mund të jenë dhimbjet e barkut dhe temperaturë.
Bakteret që shkaktojnë helmim gjenden kryesisht tek produktet e mishit, detit dhe të bulmetit. Megjithatë, nuk përjashtohen rastet kur helmimi ndodh edhe pas konsumit të barishteve, frutave dhe disa ushqimeve të paketuara.
Çfarë ndodh në organizëm kur helmoheni nga ushqimi?
Sipas të dhënave, kur njeriu preket nga bakteret në fjalë, trupi humbet më shumë ujë se zakonisht. Diarrea, të vjellat dhe shtrëngimet e stomakut janë simptomat më të zakonshme të helmimit. Këto simptoma shfaqen 30 minuta deri në 6 orë pas tretjes së ushqimit. Ato mund të zgjasin deri në një ditë.
Kurat natyrale kundër helmimit
Një nga trajtimet popullore që këshillohej brez pas brezi është që nëse helmimi shfaqet me të vjella atëherë është e domosdoshme shpëlarja e stomakut me ujë të vakët. Kjo mund të jetë shumë e mundimshme sepse të vjellat janë të vazhdueshme. Por ekspertët rekomandojnë edhe kura të tjera natyrale kundër helmimit.
Xhenxhefili përmirëson thithjen e ushqyesve dhe përshpejton tretjen. Ai përbën një kurë të shpejtë kundër të vjellave dhe të përzierave. Zieni një lugë çaji me 1-2 cm xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë dhe piheni. Do të ndiheni më mirë menjëherë.
Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen e shumë prej simptomave të helmimit nga ushqimi. Ajo qetëson shtresat e brendshme të stomakut dhe shkatërron bakteret. Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me 250 ml ujë dhe piheni përpara ushqimit.
Acidet e limonit eliminojnë bakteret që shkaktojnë helmim. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një lugë çaji me lëng limoni me pak sheqer tre herë në ditë. Ju mund të pini edhe ujë të vakët me lëng limoni herë pas here gjatë ditës.
Lëngu i gjetheve të borzilokut ka aftësi të jashtëzakonshme kundër baktereve. Zieni një lugë gjelle me gjethe borziloku të thata ose të freskëta në një gotë ujë. Lëngun mund ta përzieni me një lugë gjelle me mjaltë dhe ta pini disa herë në ditë.
Gjethet e freskëta mund t’i përzieni me pak piper të zi dhe tre lugë gjelle me kos. Këtë kurë mund ta konsumoni 3-4 herë në ditë deri sa simptomat të zhduken.
Hudhra është efikase kundër dhimbjeve të barkut dhe diarresë. Konsumoni një thelbi hudhër në ditë që të eliminoni simptomat.
Ekspertët rekomandojnë një lugë çaji me mjaltë tre herë në ditë. Kjo sasi besohet të shërojë stomakun sepse mban nën kontroll prodhimin e acidit të tepërt në stomak.
Kosi ka veti të jashtëzakonshme në eliminimin e baktereve që shkaktojnë helmim. Efekti qetësues do të jetë i menjëhershëm.