Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin. Uniformat blu bëjnë me dije se 48-vjeçari A.D., është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë gjahu punonjësit e një firme private që po merreshin me shtrimin e një rrugë. 48-vjeçari pretendonte se territori ishte pronë e tij.
Në momentin e ndërhyrjes, Policia i ka sekuestruar 48-vjeçarit, armën e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kërcënoi me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e një rruge, pasi pretendonte se ky territor ishte pronë e tij, kapet në flagrancë 48-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 12:00, se në fshatin Shpërdhet, një shtetas po kanoste me armë gjahu, disa punonjës të një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e rrugës së gurorëve në këtë fshat, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve të shpejta operacionale, është kapur në flagrancë dhe është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi A. D., 48 vjeç, banues në Mamurras.
Në momentin e ndërhyrjes, Policia i ka sekuestruar 48-vjeçarit, armën e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se 48-vjeçari, për shkak se pretendon pronësinë mbi këtë territor, ka kërcënuar me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët në kuadër të një projekti të miratuar nga bashkia e Kurbinit, po merreshin me shtrimin e rrugës së guroreve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.