1.Miqtë e mirë të ndihmojnë të luftosh stresin.
Një studim i universitetit të Pittsburgh, tregon se ”miqtë iu inkurajojnë të kujdeseni për veten tuaj”, t’i bëni ballë stresit dhe të kuptoni se vetëm ju keni kontroll mbi jetën tuaj.
2.Të ndihmojnë të dalësh më lehtë nga situata stresuese.
Qofshin ato, sëmundje, zhgënjime dashurore apo çdo lloj situate negative, është vërtetuar se miqësitë e forta prodhojnë nivele të larta të oksitocinës, hormonit të lumturisë , që është në gjendje të përmirësoj gjendjen shpirtërore. Zakonisht , kur ju ndodh diçka e keqe , a nuk është miku juaj më e mirë, personi i parë që ju merrni për t’ju ngushëlluar?
3.Ndihmojnë në rritjen e vetbesimit.
Hulumtimi i bërë nga i njëjti universitet, ka arritur në përfundimin se: një miqësi e mirë , një rreth i pastër shoqëror , të ndihmon të kesh një koncept më të saktë për veten.
4.Të ndihmojnë , për të patur një jetë më të shëndetshme( Po, madje të humbni edhe peshë)
Sipas klinikës Mayo, miqtë kanë tendencë t’i shtyjnë të afërmit e tyre për të filluar palestrën,një diet apo të lënë zakonet e këqija.
5.Me shoqëri të mirë , plakesh më mirë.
Një studim i kryer në Suedi, tregoi se meshkujt dhe femrat mbi 75 vjeç, që kanë mbajtur një shoqëri të gjatë e të shëndetshme,kanë patur një nivel rrezikshmërie më të vogël për t’u çmendur.
/Priza.al/