Kurorëzimi i Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar do të mbahet në datën 6 maj, ndërsa eventet do të organizohen edhe në Tiranë.
Përgatitjet për ngjarjen e madhe kanë nisur tashmë në Britani dhe një ceremoni pritjeje do të orgainzohet edhe në Kopshtin e Rezidencës në Tiranë, bën me dije ambasada britanike në Shqipëri.
“Ambasada Britanike organizon një Pritje në Kopshtin e Rezidencës për të kremtuar kurorëzimin e Madhërive të Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Gjatë pritjes do të shfaqet drejtpërdrejt ceremonia zyrtare e Kurorëzimt.
Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, më 6 maj, në Rezidencën e Ambasadorit dhe do të jetë e hapur për një numër të ngushtë shtetasish britanikë që jetojnë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.