Presidenti i Republikës Begaj ndodhet në Londër, së bashku me Zonjën e Parë, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar.
Ditën e sotme (5 maj) Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, do të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni.
Të shtunën pasdite, do të mbahet edhe ceremonia madhështore e kurorëzimit të mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.