Mbreti Charles III u nis nga Buckingham Place përmes Portës së Qendrës për në Westminster Abbey, udhëtimi që njihet si Proçesioni i Mbretit. Kjo ngjarje po ndiqet nga e gjithë bota.
Çifti mbretëror po udhëton me një karrocë madhështore në Diamond Jubilee State Coach.
Karroca me kurorën e punuar me gurë të çmuar në krye, e gdhendur nga lisi nga HMS Victory dhe e larë në ar, po shoqërohet nga mijëra sy në mbarë botën, që po shohin këtë moment historik për Mbretërinë e Bashkuar.
Nga karrocë Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla u dhanë një përshëndetje mbretërore të pranishmëve.