Kurorëzimi/ Kate Middleton zgjodhi këtë mënyrë për të nderuar Princeshën Diana

Princi Uilliam dhe Princesha Kate kishin veshur rroba zyrtare me kërkesë të Mbretit dhe Mbretëreshës me rastin historik të kurorëzimit të monarkëve.

Princi Uilliam veshi uniformën e Gardës së Uellsit pasi u bë kolonel ceremonial në dhjetor. Ndërsa Princesha Kate kishte veshur një fustan mahnitës Alexander McQueen. Veshja e saj ishte prej mëndafshi, me shufra argjendi dhe qëndisje me motive trëndafili dhe tre lule të tjera, për të nënkuptuar katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar.

Princesha zbukuroi qafën e saj me gjerdanin e mbretëreshës së ndjerë, George VI Festoon. Ajo shtoi gjithashtu vathët me perla dhe diamantë të Princeshës Diana për ta nderuar atë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *