Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni me të ftuar VIP.
Aktorja e njohur e ekranit ndau disa prej emocioneve të jetuara në dasmën e ëndrrave, siç e quajti ceremoninë dhe festën e së premtes, kur ajo dhe Marku u martuan në kishë. Rudina tha se jetoi një festë të vërtetë, në të cilën u kënaq pa fund.
Po planet pas dasmës? E pyetur nga Rudina për një fëmijë tjetër në jetë, Dembacaj tha me të qeshur:
“Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri. Kisha kohë që thoja ‘prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe’. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin ‘prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë’. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime”.
Rudina zbuloi se vajza e saj, Viktoria, e kërkon me ngulm një motër: “Realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël, sepse ‘unë nuk e laj dot Ertën’ thotë, ‘unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua’. Është mësuar që të rrijë shumë me Ertën dhe ka dëshirë edhe ajo të ketë një motër të vogël…”.