Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk e përjashton që një ditë të rikthehet si kryetar i Partisë Demokratike. Në Syri Tv, Berisha ka deklaruar ‘’kurrë mos thuaj kurrë’’ kur është pyetur për këtë mundësi.
Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD në vitin 2013 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
Pyetje: Keni thënë që Sali Berisha kurrë nuk do të kthehet në funksionet e PD?
Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë. Never say never!
Pyetje: Këtë shprehjeje e keni përdorur me Ramiz Alinë?
Berisha: E kam përdorur atëherë dhe sot e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam ndërruar dhe i kam hequr pengesat e mia.
Pyetje: Nuk përjashtoni edhe drejtimin e drejtimin e PD në të ardhmen?
Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më. Kategorikisht.
Disa javë më parë ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA për përfshirje në korrupsion, teksa ka vendosur që ‘betejën’ e tij ta çoj në Francë me një padi për shpifje në Gjykatë për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
/Priza.al/