Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të saj. Nëse para dy muajsh këmbehej në tregun valutor me 120 Lekë, aktualisht ka zbritur në 117.4 Lekë.
Priza.al ju sjell në vëmendje këmbimin valutor për të gjitha monedhat, të cilat po ashtu kanë pësuar rënie:
- Dollari amerikan blihet me 116.8 lekë dhe shitet 118 lekë;
- Paundi britanik sot blihet me 134.4 lekë, dhe shitet me 137 lekë;
- Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 119.8 lekë, shitet me 121.2 lekë;
- Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 88.7 lekë dhe shitet me 90.2 lekë.