Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të saj. Nëse para një muaji këmbehej në tregun valutor me 120 Lekë, aktualisht ka zbritur në 116.5 Lekë.
Priza.al ju sjell në vëmendje këmbimin valutor për të gjitha monedhat, të cilat po ashtu kanë pësuar rënie:
- Dollari amerikan blihet me 114 lekë dhe shitet 115.4 lekë;
- Paundi britanik sot blihet me 137 lekë, dhe shitet me 138.5 lekë;
- Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 120 lekë, shitet me 121.4 lekë;
- Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 87.8 lekë dhe shitet me 89.6 lekë.