Kurti ‘braktis’ gazetarët: Kam takim urgjent me Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka braktisur konferencën me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për t’u takuar me homologun e tij, Edi Rama.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Kutri i është drejtuar gazetarëve se duhet të shkojë në një takim urgjent dhe se përgjigjet do t’ua jepnin ministrat.

‘Kam takim me Ramën’, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se të dy kryeministrat janë takuar këtë pasdite në vilën ‘31’, ku ende nuk dihen motivet për këtë të fundit.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *