Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në Ohër të Maqedonisë së Veriut, shkoi me qëllimin për të nënshkruar marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kurti foli për mediat pasi negociatatat me Vuçiçin zgjatën mbi 11 orë.
“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëvershjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njësoj si në takimin e kaluar në 27 shkurt në Bruksel, po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes, edhe me aneks. I takon Bashkimit Evropian që të gjejë mekanimzin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme. Sa për aneksin e znbatimit, do të publikohet në ndërfaqen e BE, aty do ta lexoni dhe do ta kuptoni se çfarë ka dhe se çfarë nuk ka” – theksoi ai.