Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur me qëllim të mirë në Ohër për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Mirëpo, ka shtuar se derisa nuk ka tekst të përfunduar për planin e zbatimt nuk mund të ketë marrëveshje.
Nga Ohri, pak para takimeve me shefin e diplomacisë se BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Lajçak, Kurti tha se ka ardhur këtu për bisedime për marrëveshje dhe jo bisedime për bisedime.
“Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve…Përveç se jam optimist kam ardh me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit. Në këtë mënyrë të rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim” , tha ai. Kurti theksoi se ai është për dialog serioz dhe të hapur që duhet të reflektojë në marrëveshje. Parapraksiht, Kurti tha se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Pedarovski./kosovapress