Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër.
Kurti ka thënë për Euronews se është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme: “Ne duhej ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi dhe për këtë, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars”.
“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja 27, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe ne shpresojmë ta arrijmë përfundimisht në 18 mars”.
“Po shkoj sërish në Maqedoninë e Veriut me mirëbesim me vullnet të mirë, për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbinë. Në këto dy vitet e fundit, ne kemi pasur një progres të paprecedentë ekonomik dhe demokratik në vendin tonë, që na vendos në drejtim të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut dhe rritjes në krye të Ballkanit Perëndimor”.
“Megjithatë, unë e pranoj se duhet të normalizojmë marrëdhëniet dhe për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars”.
Serbia po kërkon, për shembull, që Kosova të përmbushë obligimet e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. A mendoni se kjo pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja është e pranueshme për ju?
“Kur Kosova u shpall shtet i pavarur 15 vjet më parë, ajo u shpall edhe shoqëri multietnike, edhe pse 93% janë shqiptarë, 4% serbë, dhe 3% janë turq, boshnjakë, romë dhe goranë.