Kurti: I përkushtuar për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it në zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *