Të martën në mbrëmje nga ballkoni i Kryeministrisë, Albin Kurti ka lëshuar disa kunja për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”. Në një takim me mërgimtarë, kryeministri i Kosovës shpalli iniciativën e “Ballkonit të Hapur”.
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur”, citohet të ketë thënë Kurti.
Përplasjet e para publike mes Ramës dhe Kurtit nisën pikërisht me Mini-Shengenin apo Ballkanin e Hapur, siç u quajt më vonë. Kjo nismë u kundërshtua që në fillim nga Kurti.
Deklaratat e Ramës ku bën thirrje për pajtim dhe që “të mos mbesim peng të së kaluarës” janë bërë të zakonshme kohët e fundit. Ato me siguri se s’i kanë pëlqyer aspak Kurtit, i cili e thekson kudo që mundet se Serbia nuk është distancuar nga e kaluara dhe se për çfarë krimesh në Ballkan është përgjegjëse ajo./gazetaExpress