Kurti: Ka rifilluar furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi në Ibër-Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi ka njoftuar se pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit është rikthyer furnizimi me ujë.

Kurti thekson se ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës, si dhe pritet që shumë shpejt të normalizohet edhe furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.

“Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.
Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës.
Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.”, shkruan Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *