Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas heqjes së bllokimit për mallrat serbe si pasojë e rritjes së presionit gjerman. Ai tha se besojnë që ndryshimi i masës së sigurisë për mallrat serbe, do të jetë i mjaftueshëm që vendi të ketë sukses në CEFTA dhe në Proces të Berlinit, ku ishte paralajmëruar përjashtimi.
“Ne besojmë se ndryshimi i masës që e bëjmë është i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA dhe të hënën në Proces të Berlinit të kemi sukses të plotë…Jemi përcaktuar për Merdarën për shkak se aty është hapësira më e gjerë dhe terminali doganor është vetëm 300 metra larg nga vendkalimi kufitar.
Nëse do të kishim një vendkalim tjetër kufitar atëherë terminali doganor do të ishte shumë më e largët. Mandej është e vështirë të kontrollosh se çka ndodh për një maune kur e kalon kufirin dhe vjen në terminalin doganor”, ka deklaruar ai kur është pyetur se a është koordinuar vendimi për ndryshim të masës së sigurisë për mallrat serbe me Gjermaninë.