Kurti: Mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë këtë vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është optimist se do të arrihet një marrëveshje me Serbinë këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një intervistë për France 24, Kurti shprehu keqardhjen që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale dhe pretendoi se Beogradi është izoluar duke “mos u shkëputur nga Kremlini”.

Sipas Kurtit, Vuçiç, në një masë të madhe po luan në “duart e Putinit”.

Duke iu kthyer luftës në Ukrainë, kreu i qeverisë së Kosovë nënvizoi se Perëndimi duhet të sigurojë ndihmë shtesë për forcat ukrainase.

Ai shtoi se kishte frikë se sulmet e mercenarëve të Grupit Wagner kundër Kosovës ishin të mundshme dhe theksoi se vendi nuk kishte frikë, por do të mbetet vigjilent.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *