Dy kryeministrat shqiptarë, Rama dhe Kurti kanë konferencën e përbashkët, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.
Në një konferencë për shtyp, Kurti tha ndonëse u nënshkruan një numër marrëveshjeh, projekti i hekurudhës Durrës- Prishtinë është nga më të rëndësishmit.
“Vendet tona nuk i bën bashkë thjesht interesi, por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë. Ky besim i ndërsjellë social është qenësor për bashkëpunim ekonomik dhe social. Vetëm 5 vitet e fundit shkëmbimi ynë tregtar me Shqipërinë është shumëfishuar si asnjëherë më parë. E kur jemi te gjerat që nuk janë bërë asnjëherë, projekti i hekurudhës Durrës- Prishtinë është nga më të rëndësishmet”, tha ai.