Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë ka përshëndetur vendimin për të miratuar liberalizimin e vizave për Kosovës.
“Derisa presim hapat e ardhshëm, shpresojmë se qytetarët tanë kanë për të qenë në gjendje të udhëtojnë pa viza sikurse vendet tjera të rajonit në Evropë nga 1 janari i vitit 2024” – tha ai.
Kurti u shpreh se Kosova tashmë është shtet prej 15 vitesh dhe organizon zgjedhje të lira me një shkallë të lartë të demokracisë. Ai shtoi se vendi është e zotuar për dialog konstruktiv me Serbinë.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi të zotuar, konstruktiv dhe kreativ. Besojmë që marrëveshja themelore mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancim të marrëdhënieve mes dy shteteve” – tha ai.
Sipas Kurtit, tashmë Kosova ka kornizën më të avancuar për respektimin e të drejtave të pakicave.