Kurti: Nuk e dorëzojmë republikën demokratike tek fashistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në forumin e Bratislavës tha se situata në Veri nuk është rrjedhojë e protestave të qytetarëve por njerëzve të armatosur me simbole të Rusisë.

Kurti tha se do ishte shumë mirëkuptues nëse banorët serbë të komunave veriore do të protestonin paqësisht për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve. Por, shtoi se qeveria e Kosovës nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokratike tek fashistët që dhunojnë policinë dhe thërrasin “vrite, vrite”.

“Nëse këta kryetarë nuk do të jenë në ndërtesat komunale, ku të shkojnë? Kush do të jetë në ato ndërtesat komunale?” – pyeti ai analisten para të cilës ndodhej.

Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: “Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë. Identiteti nacional është përkatësi ndaj një kulturë ose vetëdije historike, por nuk është profesion.  Një polic i mirë nuk është shqiptar apo serb por është polici i mirë dhe kaq”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *