Kurti: Planin franko-gjerman s’mund ta shndërrojmë në tryezë suedeze

Kryeministri Albin Kurti për çështjen e Asociacionit ai përsëriti se s’mund të vendoset para pikave të tjera të planit dhe se askush nuk mund të zgjedhë çfarë të dojë nga ky plan.

“Nuk mund ta nxjerrim as çjerrën para kalit dhe as ta shndërrojmë propozimin franko-gjerman në tryezë suedeze ku dikush mund të zgjedhë gjellën më të shijshme për ta”, tha Kurti dje për gazetarë.

Ai tregoi se partnerët e Kosovës, në takimet që ka mbajtur ai, e pranojnë që normalizimi dhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndahet.

“Normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasë me partnerët tonë europianë dhe amerikanë e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e të ndahen prej njëra-tjetrës”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *