Pas shpërthimit në kanalin e ujit në Ibër Lepenc sot kanë shkuar në veri kryeministri i vendit, Albin Kurti, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Kurti theksoi se për sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc llogari duhet të kërkohet te Serbia. “Uashingtoni e Brukseli të kërkojnë llogari nga Serbia. Eksplozivi është vendosur nga profesionistë dhe nuk ka mundësi të vendoset nga një individ, por nga grupe që marrin paga nga Serbia”, citohet të ketë thënë kryeministri.