KURVËRI SHQIPTARE/ Bashkëshortja nxjerr në pritë 40-vjeçarin, i dashuri i ri e qëllon me armë para syve të djalit të tij, policia nuk i kap dot

Personat që shihni në foto janë Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, të cilët janë shpallur në kërkim nga blutë e Fierit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosën një 40-vjeçar i identifikuar si Gledi.

Ky i fundit ndodhet prej 1 jave në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Pas një operacioni që zgjati disa orë nuk është mundësuar heqja e një plumbi në bark.

Ngjarja e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në qytetin e Fierit në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”. Klement Beqaj, shkoi në lokalin ku ndodhej 40-vjeçari dhe e qëlloi me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve, Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e goditi, ndërkohë mësohet se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja e pranishme ka qenë edhe ish-bashkëshortja e 40-vjeçarit, Melisa Beluli e cila dyshohet se është partnerja e autorit.

Pas ngjarjes Melisa Beluli u largua drejt Patosit së bashku me partnerin e saj, Klement Beqaj, ndërkohë 40-vjeçari është duke “luftuar” prej ditësh për jetën në Spitalin e Traumës.

Dyshohet se ajo mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin që ta nxirrte viktimën në pritë, duke e informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se 40-vjeçari i cili sipas dëshmitarëve është një baba shembullor dhe punëtor, u qëllua para syve të fëmijës së tij 10-vjeçar.

FAKTE MBI NGJARJEN

G.H prej disa muash kishte nisur procesin e divorcit me bashkëshorten e tij Melisa Beluli, 29 vjeçare, e cila në këtë periudhë kishte nisur bashkëjetesën me Klement Beqaj, 25 vjeçar. Djali i tyre 10 vjeçar jetonte me nënën dhe të dashurin e saj ndërsa në fundjavë qëndronte me babain. Në ditën e ngjarjes djali ishte me babanë G.H, ndërkohë gjatë ditës ka telefonuar disa herë mamanë për ta marrë.

Përgjatë telefonatave mamaja i ka thënë djalit se nuk është në Fier, moment ky kur djali ka debatuar me nënën e tij.

Djali 10 vjeçar i thotë: “Ti gjithmonë kështu më thua, s’jam në Fier, s’jam këtu, e s’jam atje… si fëmijë”.

Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke sharë me fjalë të rënda djalin me fjalinë:“Here rri aty ti, mos na çaj ….”

Këtë gjuhë ordinere komunikimi e ka dëgjuar dhe babai i djalit dhe ka marrë në telefon, nga celulari i djalit, ish-bashkëshorten me të cilën ka debatuar shkurt me të, pasi ajo i ka mbyllur telefonin.

Pak më vonë ish bashkëshortja me të dashurin e saj kanë mbërritur në lokalin ku ishte G.H. Në momentin e takimit babai G.H i ka kërkuar shpjegim 25 vjeçarit, autor i plagosjes, arsyet e këtij komunikimi me djalin e tij. Klement Beqaj i është përgjigjur me fyerje të rënda në sy të fëmijës dhe ish bashkëshortes, e pas fyerjeve ka nxjerrë armën duke e qëlluar.

Ish bashkëshortja jo vetëm që nuk ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin por ka marrë të dashurin e saj dhe janë larguar në drejtim të Patosit, ku edhe është gjetur aumjeti i braktisur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *