Në një bisedë të zhvilluar midis banorëve brenda shtëpisë së ‘BBV’, u diskutua edhe pët konkurrentin që do të lërë sonte shtëpinë më të famshme të momentit.
Dy konkurrentët e “Big Brother VIP”, Iliri dhe Monika kanë diskutuar këtë gjë dhe e kanë thënë edhe emrin se cili nga banorët do të largohet sonte.
“Unë mendoj se del Antonela, Meridiani i duhet akoma shtëpisë”,- tha Monika.
“Po dhe unë ashtu mendoj,nuk është ai i ditëve të para, me të mund të bësh një muhabet, kur ka diçka direkt ta thotë”, u shpreh Iliri.
Nuk e dimë ende se çfarë do të thotë Antonela mbrëmjen e sotme se si ajo e ka pritur mendimin që konkurrentët e tjerë kanë dhënë mbi të.
/Priza.al/