Sot në Komisionin e Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkoi me një abetare në dorë.
Abetarja është një shenjë e kontributit që ai do të japë që edhe ish-kryepolicin Ardi Veliu, tashmë drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore të mësojë shkrim e këndi kështu u shpreh Salianji.
Simbolika e abetares lidhet me reagimet publike që pasuan pasi Ardi Veliu dha dorëheqjen nga kryesimi i Policisë së Shtetit 2 vite më parë.
Publikimi i letrës së dorëheqjes që i ishte dërguar kryeministrit Edi Rama spikati më shumë për gabimet drejtshkrimore sesa për mesazhin që përcillte.