Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm?
Duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.
Teksa ka qenë i ftuar në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Ervin Kullurin.
Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin dhe Ervin Kullurin”.
Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha.