Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi sot se shumë shpejt do i dërgojë kryeministrit Edi Rama kandidatët që kanë kaluar filtrin dhe që janë potencialë për drejtor të ri të policisë së shtetit.
“Unë do t’ia dërgoj emrin kryeministrit. Për procesin na kanë monitoruar ndërkombëtarët. Procesi është kryer sipas standardeve”, u shpreh ministri Ervin Hoxha.
Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.
Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre, konkretisht: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.