Princi Philip u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 99 vjeçare. Ai la pas një familje të madhe, katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe tetë stërnipër, si dhe një pasuri të madhe. Funerali i tij do të zhvillohet në një rreth të ngushtë familjar në kishën historike të kalasë Windsor. Po pasurinë e princit, kush do ta trashëgojë?
Philip, si burri i mbretëreshës, kishte të ardhura mujore nga Granti Sovran prej 500,000 dollarë në vit. Nuk dihet nëse ai vazhdoi të merrte këtë pagë pas vitit 2017 kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore por vazhdoi të kishte qasje në të ardhura nga prona personale, toka dhe pasuritë e paluajtshme. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth ndanë aksione dhe tokë që ai bleu nga familja e tij, të tilla si Balmoral Castle dhe rezidenca e Sandringham.
Ndërsa shumica e pronave të Princit Philip janë në pronësi të përbashkët me Mbretëreshën Elizabeth, besohet se ajo do të vazhdojë t’i mirëmbajë ato. Ata gjithashtu mund të ndahen me katër fëmijët e tij. Në kohën kur ai vdiq, pasuria totale e Princit Philip ishte afër 30 milion dollarë, sipas Celebrity Net Worth.