“Kush drejton gishtin nga ne”,Manja i përgjigjet Kim: Jemi në të drejtën tonë, nuk kemi ndërhyrë as në drejtësinë e vjetër as sot

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën i është përgjigjur Ambasadores së SHBA Yuri Kim.

“S’mund të akuzosh sot dhe as të drejtsh gishtin se po cenojmë pavarësinë e gjyqësorit ne drejtim të një force politike siç është PS. Ne këtë parim që lidhet me shtetin e së drejtës dhe reformimin e kemi në ADN-në tonë si parti dhe nuk kemi ndërhyrë në vendimarrjet e drejtësisë as dje as sot.

Kush drejton gishtin nga ne fillimisht duhet ta drejtojë nga vetja. Pavarësin e gjyqësorit e ka garantuar ligji dhe lidhet me vendimarrjen e gjyqtareve dhe prokurorëve. Ama jemi në të drejtën tonë për të kërkuar performancën e i institucioneve”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *