Kush e mendonte se njeriu që dikur u rrah për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave?

Pas “dënimit” që kryeministri i bëri gazetarit të A2 Klevin Muka, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në rrjetet sociale e habitur me Ramën.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Açka ka shprehur solidaritet për gazetarët, ndërsa kujton se dikur vetë Rama u rrah për fjalën e lirë.

REAGIMI I AÇKËS

E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.

Në solidaritet me gazetarët!

Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar Statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.

Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.

Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *