Pak minuta pas vdekjes kanë nisur aludimet e para se kush mund ta ketë ndihmuar ish marinsin 41 vjecar të kryente atentatin. Ideja nuk është se kush e ndihmoi atë të gjuante, por kush e informoi autorin se ish kryeministri japonez Shinzo Abe dotë ishte i pranishëm në këtë takim elektoral.
Kjo për faktin se burimet zyrtare bën të ditur se Abe e konfirmoi praninë e tij vetëm të enjten në mbrëmje. Hetimet tani do të fokusohet në marrjen në pyetje të autorit për të mësuar se kush nga stafi i ngushtë i ish kryeministrit ka dhënë informacion. Japonia konsiderohet si vendi më i sigurt dhe krime të tilla atje pothuajse nuk ndodhin fare.
Japonia do të ketë zgjedhje parlamentare këtë të diel dhe kjo është arsyeja pse ai doli në rrugë duke mbajtur një fjalim duke mbështetur një nga kandidatët në qytet.